Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Netanyahu ka dhënë miratim për kufizimin e hyrjes së palestinezëve në Al-Aksa gjatë Ramazanit

Netanyahu ka dhënë miratim për kufizimin e hyrjes së palestinezëve në Al-Aksa gjatë Ramazanit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu mendon të kufizojë hyrjen e palestinezëve në xhaminë Al-Aksa gjatë muajit të Ramazanit.

Netanyahu njoftoi mendimin e tij lidhur me çështjen, pas thirrjes së ministrit të Sigurisë Kombëtare, i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir për ndalimin e hyrjeve në xhaminë Al-Aksa për palestinezët gjatë muajit të Ramazanit.

Në lajmin e televizionit izraelit “Channel 13” thuhet se Netanyahu ka dhënë miratim për kufizimin e hyrjes së palestinezëve në Al-Aksa gjatë Ramazanit, pavarësisht paralajmërimeve të Agjencisë së Sigurisë së Brendshme Shin-Bet (Shabak) se do të kishte përplasje mes palestinezëve dhe policisë brenda Izraelit.

Vihet në dukje se vendimi përfundimtar për këtë çështje pritet të merret në ditët në vijim. Në lajm thuhet se gjatë muajit të Ramazanit në Al-Aksa do të lejohen palestinezë në numër të kufizuar.

Anëtari i kabinetit izraelit të luftës, Benny Gantz në një deklaratë nga llogaria e tij në rrjetet sociale X tha se “Gjatë Ramazanit do të vendosen kufizime në xhaminë Al-Aksa, por ende nuk është e qartë se cilat do të jenë këto”.

Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir në një deklaratë më parë në llogarinë e tij në median sociale X, bëri thirrje që palestinezëve t’u ndalohej hyrja në Al-Aksa gjatë Ramazanit.

Sipas mediave izraelite, Shin-Bet ka paralajmëruar politikanët se kufizimi i hyrjes së palestinezëve nga territori izraelit (tokat e pushtuara në vitin 1948) dhe Kudsi në Al-Aksa do të shkaktonte probleme të mëdha të sigurisë.

Policia izraelite që nga 7 tetori kufizon hyrjet në Al-Aksa, kryesisht të premteve.

Prev Post

Mesazhi i ‘Newborn’ në Prishtinë për 16 vjetorin e pavarësisë

Next Post

Trefishohet numri i shqiptarëve të Kosovës që heqin dorë nga shtetësia

post-bars

Leave a Comment