Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Mesazhi i ‘Newborn’ në Prishtinë për 16 vjetorin e pavarësisë

Mesazhi i ‘Newborn’ në Prishtinë për 16 vjetorin e pavarësisë

Në 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, monumenti ikonik New Born, këtë vit përçon një mesazh pozitiv, me fokus lirinë e lëvizjes pas liberalizimit të vizave.
Me logon ‘7 qiejt’ monumenti ikonik që shënon Pavarësinë e Kosovës këtë vit në dallim nga mesazhet politike të viteve të fundit, në vitin 2024 mban simbolet e vendeve evropiane të cilat të rinjtë e Kosovës tani mund t’i vizitojnë lirshëm, pa viza.
Emërtimi ‘7 qiejt’ simbolizon edhe shtatë shkronjat e monumentit mbi të cilat janë vendosur imazhe të qyteteve evropiane. Qielli nëpër këto shkronja është i ngjyrosur në bazë të ciklit diellor, nga lindja deri në perëndim.
Çdo vit vullnetarë dhe kompani ndihmojnë në ngjyrosjen e këtij monumenti, ndërsa mesazhi ndryshon në bazë të situatës politike e shoqërore të vendit. Gjatë këtyre 16 viteve Monumenti New Born është ilustruar me imazhe e logo të ndryshme.
Prev Post

EUROSTAT: Shqipëria po plaket më shpejt se gjithë Europa

Next Post

Netanyahu ka dhënë miratim për kufizimin e hyrjes së palestinezëve në Al-Aksa gjatë Ramazanit

post-bars

Leave a Comment