Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Tubim në mbështetje të Palestinës

Tubim në mbështetje të Palestinës

Në Tiranë dje u organizua një tubim dhe marshim në mbështetje të paqes dhe lirisë së popullit palestinez, duke u dënuar sulmet e Izraelit ndaj palestinezëve.

Tubimi me moton “Stop gjenocidin në Gaza” është organizuar në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, me thirrjen e disa organizatave të shoqërisë civile nga Shqipëria dhe me mbështetjen e qytetarëve.

Me pankartat në duar me mbishkrimet “Zgjidhje me dy shtete”, “Zbato rezolutat e OKB-së”, “Ndaloni krimet e luftës të Izraelit në Gaza”, “Ndalo gjenocidin në Gaza”, “Palestina e lirë” dhe “Stop bombardimit në Gaza”, të pranishmit në tubim dënuan masakrat ndaj popullit palestinez dhe bënë thirrje për ndalimin e vrasjes së civilëve në Gaza.

Në tubim u bë thirrje për ndalimin e luftës, ndalimin e masakrave, gjenocidit dhe spastrimit etnik, që, sipas organizatorëve, “po bëhen ndaj popullit palestinez në Gaza”.

Pas tubimit u organizua edhe marshim përgjatë Bulevardit “Zogu i Parë”, ku pjesëmarrësit bënë thirrje për ndalimin e luftës dhe ndalimin e masakrave ndaj popullit palestinez.

Edhe vitin e kaluar në Shqipëri u mbajtën tubime në mbështetje të Palestinës dhe popullit palestinez dhe për dënimin e krimeve të luftës, duke u dënuar sulmet e Izraelit ndaj palestinezëve.

 

 

/AA

Prev Post

OKB: Fëmijët në Gazë po përballen me kushte të tmerrshme

Next Post

Të bërtiturat dhe toni agresiv ndaj fëmijëve mund të jenë po aq të dëmshme sa abuzimi fizik apo seksual

post-bars

Leave a Comment