Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Spanja: Njohja e pasaportave në asnjë mënyrë nuk nënkupton njohen e Kosovës

Spanja: Njohja e pasaportave në asnjë mënyrë nuk nënkupton njohen e Kosovës

Ministria e Jashtme e Spanjës sqaroi se njohja e pasaportave të qytetarëve të Kosovës nuk nënkupton njohjen e Kosovës si shtet.

“Të gjitha shtetet e zonës Schengen që nuk e njohin Kosovën e kanë pranuar përdorimin e pasaportave të zakonshme kosovare. Kjo, në asnjë mënyrë, nuk nënkupton, njohje të Kosovës”, tha Elena Cortezon, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme spanjolle.

Ministria e jashtme thotë se Spanja e mbështet dialogun Beograd-Prishtinë, si një mënyrë e zgjidhjes së kësaj çështjeje dhe kërkon ta kufizojë ndikimin e saj tek qytetarët.

Prej 1 janarit, shtetasit e Kosovës me pasaporta biometrike janë në gjendje të udhëtojnë lirshëm në shtetet e zonës Schengen, pas hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave.

Por, vetëm më 5 janar u bë e qartë se ata do të mundë ta vizitojnë edhe Spanjën, që është në mesin e pesë shteteve të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, e ku bëjnë pjesë edhe Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania.

Kosova ishte vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit deri më 1 janar të këtij viti nuk mund të lëviznin lirshëm në zonën Schengen.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com

Prev Post

Si Sot, më 7 janar 1957, ndërroi jetë Hafiz Ali Korça.

Next Post

Izraeli: Sulmet në Gaza do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit

post-bars

Leave a Comment