Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Si Sot, më 7 janar 1957, ndërroi jetë Hafiz Ali Korça.

Si Sot, më 7 janar 1957, ndërroi jetë Hafiz Ali Korça.

Si Sot, më 7 janar 1957, ndërroi jetë Hafiz Ali Korça.

 

Mësimet e para i mori në vendlindje, ku mbaroi shkollën ibtidaije, rushdije dhe idadije. Studimet e larta i kreu në Stamboll. Më pas u kthye në Korçë dhe nisi të punojë si mësimdhënës në shkollën shqipe, ku jepte gjuhë osmane, matematikë, shkrim dhe drejtshkrim të gjuhës turke.

 

Në vitin 1890 emërohet mësues në shkollën rushdije të Korçës. Në vitin 1903 u emërua mësues gjeografie dhe historie në shkollën idadije të Spartës në Anadoll. Mori pjesë në kongresin e Manastirit (1908) dhe në kongresin e Dibrës (1909). Me rastin e ardhjes së Princ Vidit (1914), mbajti një fjalim në gjuhën frënge.

Në vitin 1916 pati detyrën e drejtorit të zyrës së arsimit për Tiranën, për Durrësin dhe për Shqipërinë e Mesme. Në periudhën 1918-1924 ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Sheriatit. Me vendosjen e diktaturës, Hafiz Ali Korça u burgos dhe u internua, si pasojë e bindjeve të tij.

 

Mes punimeve të tij veçojmë përkthimin e Kuranit, Mevludin, “303 fjalë të Imam Aliut”, “Jusufi me Zelihanë”, “Rubaijati”, “Bolshevizma a çkatërrimi i njerëzimit” dhe “Historia e shenjtë dhe katër kalifët”./DPA

 

#ArkivatKujtojnë

#ArkivatFrymëzojnë

#HafizAliKorça

#AQSH

Prev Post

Kalaja e Rozafës, rekord vizitorësh për vitin 2023

Next Post

Spanja: Njohja e pasaportave në asnjë mënyrë nuk nënkupton njohen e Kosovës

post-bars

Leave a Comment