Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Kalaja e Rozafës, rekord vizitorësh për vitin 2023

Kalaja e Rozafës, rekord vizitorësh për vitin 2023

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër dha lajmin e mirë të rritjes së vizitueshmërisë të Kalasë së Rozafës. Krahasuar me vitin 2022, kalaja u vizitua nga 31447 persona më shumë. Nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2023, Rozafati u vizitua nga 125737 turistë vendas e të huaj, ndërsa gjatë 2022 nga 94260 vizitorë.

DRTK Shkodër uroi përmes rrjeteve sociale për një fillim viti të mbarë, të pasur me histori dhe një rrugëtim të mahnitshëm plot aventura të paharrueshme në gjirin e kalasë.

Kalaja e Rozafës ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit, e rrethuar nga ujërat e tre lumenjve: Drinit, Bunës dhe Kirit. Kështjella Rozafa është monumenti historik më antik. Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek. XVIII-XIX).

E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës legjendare.

 

 

 

/atsh/

Prev Post

Anton Çeta: Me fal gjakun është burrni, me rujt gjakun e falun, asht’ ma zor se sa me fal

Next Post

Si Sot, më 7 janar 1957, ndërroi jetë Hafiz Ali Korça.

post-bars

Leave a Comment