Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Foshnjat e para në Shqipëri për vitin 2024 janë një vajzë dhe një djalë

Foshnjat e para në Shqipëri për vitin 2024 janë një vajzë dhe një djalë

Foshnjat e parë që kanë ardhur në jetë në Shqipëri në vitin 2024 janë një vajzë dhe një djalë.

Në një njoftim për mediat, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë ka theksuar se Sihana dhe Amari janë bebet e para të cilët kanë ardhur në jetë në minutat e para të vitit 2024 në dy maternitetet në Tiranë dhe se gëzojnë shëndet të plotë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka vizituar sot të porsalindurit në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe Maternitetin “Koço Gliozheni”.

“Në Maternitetin Koço Gliozheni, ministrja Koçiu, teksa uroi për një vit sa më të mbarë dhe të begatë për të gjithë shqiptarët, ka dhënë çekun e bebes për Sihanën, vajzën që lindi shëndoshë e mirë 1 minutë pas mesnate. Gjatë kësaj vizite, ministrja Koçiu ka falënderuar dhe shprehur mirënjohje për të gjithë stafin mjekësor që ishin në shërbim të nënave dhe fëmijëve në natën e ndërrimit të viteve”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, ministrja Koçiu ka dhënë bonusin e bebes edhe për Amarin i cili erdhi në jetë pak minuta pas mesnate në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

Sipas njoftimit, Koçiu ka theksuar se Qeveria e Shqipërisë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të vijojnë me programet për mbështetjen e fëmijëve, sipas saj, sikurse është edhe bonusi i bebes për të gjithë fëmijët të cilit lindin në Shqipëri.

 

 

 

/AA

Prev Post

Letërsi Kontakt| “Shpirti”, poezi nga Lasgush Poradeci

Next Post

Shqipëria nuk aplikon akcizë për pijet me sheqer, ndonëse shkaktojnë obezitet

post-bars

Leave a Comment