Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 111-vjetori i Forcave të Armatosura, Begaj: Me sukses mbajnë lart flamurin dhe emrin e Shqipërisë

111-vjetori i Forcave të Armatosura, Begaj: Me sukses mbajnë lart flamurin dhe emrin e Shqipërisë

Në një mesazh në facebook, Begaj shprehet se Forcat e Armatosura janë krenari kombëtare që kanë arritur me sukses të mbajnë lart flamurin dhe emrin e Shqipërisë.

Presidenti vlerësoi angazhimin e tyre në një sërë misionesh dhe operacionesh për paqen dhe sigurinë në vend, rajon dhe në botë, si dhe përmbushjen e detyrave me dinjitet, përkushtim dhe profesionalizëm.

Kreu i shtetit në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura u shpreh gjithashtu se angazhimi i ushtarakëve ndaj Atdheut, Nderit dhe Detyrës mbetet i shenjtë dhe mbështetja e shoqërisë për Forcat e Armatosura do jetë e pakursyer.

“Në këtë ditëlindje të 111-të të tyre ne përulemi, nderojmë dhe jemi mirënjohës për shërbimin, kontributin dhe sakrificat e të gjithë efektivëve që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë në Forcat e Armatosura”, shkruan Presidenti Begaj në këtë përvjetor të themelimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë./ atsh / KultPlus.com

Prev Post

Izraeli vazhdon bombardimet në Gaza pas prishjes së armëpushimit

Next Post

Veshjet e Dukagjinit, Pukës e Mirditës, pasuri e çmuar etnografike

post-bars

Leave a Comment