Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 ‘Më në fund Elsa Lila’ në Pallatin e Kongreseve

‘Më në fund Elsa Lila’ në Pallatin e Kongreseve

Këngëtarja Elsa Lila vjen me një koncert recital në datën 1 nëntor ne Pallatin e Kongreseve.

Këngëtarja pritet të sjellë për publikun disa nga hitet e saj dhe këngët më të reja.

“Finalmente Elsa”, është koncerti i parë recital, që artistja e mirënjohur Elsa Lila, do të realizojë në Tiranë, pikërisht aty ku nisi jeta e saj e suksesshme artistike, në skenën e Pallatit të Kongreseve

– Advertisement –

Elsa e shoqëruar nga një bandë muzikore italiane do të performojë në datën 1 nëntor për të gjithë ata që janë rritur me këngët e saj, nga “Pyes lotin”, “Vetëm një fjalë” dueti “Diferenca je ti” e deri te “Evita” por nuk do të mungojë edhe materiale me muzikë baroke dhe arie.

“Në skenë do të jetë një bandë e jashtëzakonshme, që kanë ardhur nga italia së bashku me maestro Enrico Melozzi, do të jetë I ftuar Pirro Cako pasi kënga “Diferenca je ti’ është shumë e dashur për publikun. Unë keto vite të fundit jam marrë me muzikë baroke, dhe vendosa që në një moment të këtij recilali të ofroja dy materiale baroke”-tha ajo.

Elsa Lila u shpreh se ky koncert vjen si një ndjenjë detyrimi ndaj artdashësve që e kanë mbështetur në këto 27 vite në muzikë.

“I ndihesha e detyruar publikut tim që më ka dëgjuar prej 27 vitesh, dhe me ka dhuruar shumë dashuri dhe shume mbështetje. me publikun jemi rritur bashkë”-shtoi ajo.

Viti 2024 pritet të jetë viti i Elsa Lilës, pasi këngëtarja premton projekte të tjera për publikun shqiptar dhe jo vetëm./euronews.al

Prev Post

Ish-shefi i NATO-s bën deklaratën e fortë: Netanyahu, politikani më i keq në historinë e Izraelit

Next Post

OKB: Gati 70% e të vrarëve në Gaza janë fëmijë dhe gra

post-bars

Leave a Comment