Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Shqipëria – Çeki (3-0): “Euro 2024”, kuqezinjtë “rezervojnë” një biletë në Gjermani, triumf i pastër

Shqipëria – Çeki (3-0): “Euro 2024”, kuqezinjtë “rezervojnë” një biletë në Gjermani, triumf i pastër

Shqipëria dhuron spektakël në “Air Albania”, një show ofensiv kundër Çekisë (3:0) duke rezervuar një biletë për në “Euro2024”. Askush nuk i ndal më kuqezinjtë në arritjen e këtij objektivi madhështor, thjesht është çështje kohe dhe shifrat për të zyrtarizuar pjesëmarrjen në Gjermani. Sylvinho bën të flasin me vete ata që ishin të pamposhtur, ata që kishin pësuar vetëm dy gola, duke i shënuar tre në një sfidë të vetme. Perla e Jasir Asanit dhe “dopieta” e Seferit ishin “qershia mbi tortë e këtij takimi…

Në një stadium me 22 mijë tifozë, me qeleshe dhe ngjyra kuqezi, drithërimën e parë e lëshuan çekët me një goditje të fortë nga distanca që në minutën e parë. Pas këtij episodi sporadik, Shqipëria mori shpejt kontrollin e lojës, ndërsa në minutën e 9-të, në topin e parë që i erdhi në këmbë, Jasir Asani bëri atë që di më mirë, një predhë me të majtën përfundon në rrjetë duke realizuar një tjetër gol fantastik që ndez dhe më shumë atmosferën në “Air Albania”. Ekipi i Silvinhos kishte gjithçka nën kontroll, por në zbritjen e parë në sulm, në minutën e 38-të, Çekia dërgoi topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonë, por gjyqtari i takimit jo vetëm anuloi gjithçka, për prekje të topit me dorë, por ndëshkoi Chytil me kartonin e dytë të verdhë duke lënë çekët me 10-të lojtarë.

391742681 889222162567169 61374631825309133 N

Në fundin e pjesës së parë, Shqipëri kishte shansin të mbyte sfidën, por Ylber Ramadani shpërdoroi një rast të pastër duke shërbyer keq për Nedim Bajramin. Kuqezinjtë ishin “zjarr” në pjesën e dytë, duke gjetur menjëherë golin. Asani shërbeu në qendër për Taulant Seferin me sulmuesin që nuk fali duke dërguar topin në rrjetë. VAR thjesht sa e bëri më të bukur pritjen duke e konsideruar të rregullt. Askush nuk i ndal më kuqezinjtë, teksa në minutën e 72-të, Seferi shërbehet i vetëm në zonë, një asist perfekt që i dha mundësinë sulmuesit kuqezi të realizonte një “dopietë” ëndrrash duke dërguar shifrat në 3-0. Pengesa e vetme e Shqipërisë ishte VAR teksa në minutën e 82-të i anuloi golin Arbnor Mujës për pozicion jashtë loje./balkanwen

https://zebra.cdnja.co/v/l7/l7QZz.mp4?token=2AptwbWmCQzUIh0ssv_I_w&expires=1697144002

https://zebra.cdnja.co/v/9d/9dB4d.mp4?token=T0AgPNzS69rcg9IxaVcO7Q&expires=1697144002

https://zebra.cdnja.co/v/bv/bV7j4.mp4?token=-vaM2gHNTq5_PKuWHYqRkA&expires=1697144002

https://zebra.cdnja.co/v/nm/nmQr7.mp4?token=A9bwWaAR1aJkc6ugUpMgUA&expires=1697144002

https://zebra.cdnja.co/v/en/eN7Vp.mp4?token=axCTBd7ZmqXXk_IJMWiE4Q&expires=1697144002

https://zebra.cdnja.co/v/gw/GwbKZ.mp4?token=lhdHTW4CGCFZEbr_KKlpGQ&expires=1697144002

Prev Post

Tifozi unik i koTifozi unik i kombëtares merr pasaportën shqiptarembëtares merr pasaportën shqiptare

Next Post

“Voloscontato”: Vizitoni Parkun Kombëtar të Shqipërisë ku fshihen thesare natyrore

post-bars

Leave a Comment