Shko në fillim

LiveRadio Kontakt

Betimet, pse ishin të detyrueshme për burrat shqiptarë?

Në shoqërinë tradicionale shqiptare funksiononin disa norma kulturore kanunore që detyronin çdo burrë në moshën e përdorimit të armëve të bënte be, të vëzhgonte një proces betimi ose të lejonte familjarë e të afërm të bënin be ose të betohej për ta.

Në të kundërt ai që nuk pranonte detyrime të tilla konsiderohej i padenjë për të qenë në radhët e njerëzve me dinjitet. Madje pranimi ose mospranimi i besë konsiderohej kriter që dallonte njerëzit nga kafshët.

Paragrafi 2507 te Kanuni i Skandërbegut, ndër të tjera, thekson: “Kur gruaja zonjë shtëpie pa mashkull mbrendë zdo me vëzhgue benë mbas kanuni, prej ma të afërmit në vllazni…ajo grue asht pa kapistër”.

Në shoqërinë tradicionale shqiptare karakterizimi “pa kapisër” ka funksionuar si fyerje shumë e rëndë. Të tillë etiketoheshin njerëzit që nuk njihnin rregullat elementare të bashkëjetesës në shoqëri, pra njerëzit që silleshin në mënyrë të paparashikuar, që silleshin më keq se kafshët si kali, gomari etj, që lidhen nëpërmjet kapistrës./inforculture.info

Prev Post

Tre faqe interneti të reja hapen çdo sekondë

Next Post

Historia e ish-kreut të Komunitetit Mysliman/ ‘Si e ‘ndihmoi’ Hafiz Sabri Koçi në Spaç, komandantin e burgut, pas demaskimit që ai bëri të dënuarit nga Shkodra’

post-bars

Leave a Comment