Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Përkujtohet në përvjetorin e ndarjes nga jeta themeluesi shqiptar i klubit Galatasaray

Përkujtohet në përvjetorin e ndarjes nga jeta themeluesi shqiptar i klubit Galatasaray

“Qëllimi ynë është të luajmë kolektivisht si britanikët, të posedojmë një ngjyrë dhe emër dhe t’i fitojmë klubet jo-turke”, ishte synimi i Galatasaray-it, sipas Ali Sami Yen

Istanbul

EMRAH OKTAY

I biri i Shemseddin Sami Frashërit, njërit prej figurave më të rëndësishme të letërsisë shqipe dhe asaj turke, Ali Sami Yen (Ali Sami Frashëri), përkujtohet në 72-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Ali Sami Yen i cili është themeluesi i klubit gjigant futbollistik nga Istanbuli, Galatasaray, ia ka kushtuar gjithashtu jetën futbollit turk. Biri i dytë i Shemseddin Samiut, Ali Sami Yen ka lindur më 20 maj të vitit 1886 në Istanbul.

Ai shkollim e tij të parë e ka marrë nga babai i tij ndërsa më pas është dërguar në liceun e Galatasaray-it. Yen, gjatë arsimit ka ndjekur nga afër zhvillimet politike, letrare dhe sportive të periudhës. Me një grup shokësh të klasës vendosën të themelojnë një klub futbolli. Ali Sami Yen dhe shokët e tij në tetor të vitit 1905 themeluan klubin Galatasaray në një klasë të letërsisë. Ai u bë themeluesi numër një i klubit dhe kryetari i parë.

“Qëllimi ynë është të luajmë kolektivisht si britanikët, të posedojmë një ngjyrë dhe emër dhe t’i fitojmë klubet jo-turke”, ishte synimi i Galatasaray-it, sipas Ali Sami Yen.

Ai ka qenë edhe mesfushori i klubit, një futbollist i dalluar në mesin e të tjerëve ndërsa kah fundi i vitit 1907 në një ndeshje kundër klubit nga rrethi Kadıköy i Istanbulit të cilin e fituan me rezultatin 3-0 i ishte thyer këmba. Pas kësaj ai nuk arriti të luaj si më parë dhe i dha fund karrierës në futboll.

14 vite kryetar i klubit

Ali Sami Yen, plotë 14 vite ishte kryetari i klubit Galatasaray. Ai nga viti 1905 kur u themelua klubi e deri në vitin 1918, 13 vite pa ndërprerë ishte kryetari i klubit ndërsa më vonë në vitin 1925 përsëri u bë kryetar i klubit për një vit.

Ali Sami Yen me sukses e menaxhoi Galatasaray-in në një periudhë të vështirë për Perandorinë Osmane dhe në periudhën kur ndodhte Lufta e Parë Botërore. Ai bëri punë të rëndësishme për zhvillimin e fushave të ndryshme të sportit në Türkiye.

Trajneri i parë i kombëtares së futbollit të Türkiye-s

Ali Sami Yen, gjithashtu është edhe trajneri i parë i kombëtares së futbollit të Türkiye-s. Pasi Türkiye u anëtarësua në Federatën Botërore të Futbollit (FIFA), ndeshjen e parë e luajtën më 26 tetor të vitit 1923 në stadiumin “Taksim” në Istanbul kundër Rumanisë.

Türkiye nën drejtimin e Ali Sami Yen barazoi 2-2 me Rumaninë.

Ai gjithashtu ka qenë kryetari i parë i organizatës së parë sportive në Türkiye të themeluar në vitin 1922 si dhe kryetari i Komitetit Kombëtar Olimpik të Türkiyes. Ali Sami Yen u bë themeluesi i muzeut të parë sportiv si dhe shkrimtari i librit të parë të futbollit në Türkiye.

Ndërroi jetën në moshën 65-vjeçare, më 29 korrik të vitit 1951./radiokontakt.al

Prev Post

Vendi unik në Tokë, tre liqenet që ndryshojnë ngjyrën

Next Post

Jo vetëm mesazheve zanore, WhatsApp sjell risi

post-bars

Leave a Comment