Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Ecë jashtë! Nuk ka bukë për ju!” Ngjarje interesante ndërmjet një arbreshi të Italisë dhe gruas “greke” që fliste shqip! (Video)

Ecë jashtë! Nuk ka bukë për ju!” Ngjarje interesante ndërmjet një arbreshi të Italisë dhe gruas “greke” që fliste shqip! (Video)

Ne Albania Tarantina (Puglia) me 14 katunde arbreshe te ardhur nga Epiri , i vetmi qe vazhdon te ruaje gjuhen traditat veshjet dhe identitetin arberesh (albanese) eshte SHEN MERXHANI (ne gjuhen e vendasve)ose San Marzano di San Giuseppe i cili me gati 10 mije banore eshte edhe vendbanimi me i madh arbreshe pas Biancavilla -s. I themeluar nga nje numer familjesh nga bregu i Himares me ne krye kapedan Dhimiter Kepucemadhin (Kepucemadhi e mori nofken nga qe kishte kemben e madhe por sipas disa studjuesve behet fjale per Dhimiter Basta i ati i te madhit Gjergj Basta-s)
Kemi mbiemrat me origjine nga Himara (bregu) si Borshi (borsci) , Todhri (todaro), koko (cocco) , Basta , pikerri (picherri Piqeras), Pieri (Pjero) , Roshi (roscira) , Talo, Minguli (minculi, micculi), Plako (i perkthyer italisht ne vecchio ne vitin 1930) etj . Shume albanesi nga Himara i vendosen edhe ne Sava.
Ne vitet 70-80 professori De Padova organizonte shkolle nate per te mesuar gjuhen arbreshe por edhe kenge e valle tradicionale.
Ne kete video tregohet nje ngjarje e vertete ku gjate luftes se dyte boterore italia pushtoi Greqine dhe zoti Bianchi nga San Marzano tregon se nje dite trokasin ne shtepine e nje greku per te lipur buke se ishin te uritur por e zonja e shtepise nje “Greke” qe nuk dinte greqishte i pergjigjet ne shqip:
” Ece jashte! Nuk ka buke per ju.!”
Arbreshi qe ishte ushtar i ushtrise italiane pushtuese ia kthen ne shqip:
” Pse te vate ? nuk keni buke per mua?”
“Grekja” habitet dhe i thote:
“Uaa pse edhe ti vllai jone qenke?”
” Po! Vllai juaj jam ” i pergjigjet arbreshi.
Plaka “greke ” urdheron nusen dhe i thote:
“Jepi buke ketij vellait tone se e ka marre uria! Merre poshte mbuleses (ku e kish fshehur).
Pra nje “italian” dhe nje “greke” detyrohen te flasin ne shqip per tu marre vesh .
Kjo eshte fuqia e gjuhes shqipe arberore epirjote dardane ilire pellasge, me emra te ndryshem ne kohe te ndryshme por e njejta e trasheguar gojarisht brez pas brezi qe nga lashtesia./infoculture

https://www.facebook.com/watch/achille.teti.3/?ref=embed_video
Prev Post

18 vjet pa H. Hafiz Sabri Koçin

Next Post

Funari, destinacioni i të apasionuarve pas sporteve të aventurës

post-bars

Leave a Comment