Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Kafeja më e shtrenjtë në botë fermentohet në stomakun e maceve civet

Kafeja më e shtrenjtë në botë fermentohet në stomakun e maceve civet

Ishulli i famshëm i Indonezisë, Bali, u ofron vizitorëve të tij mundësinë të shijojnë kafenë më të shtrenjtë në botë, të njohur si “Kopi Luwak”, e marrë nga kokrrat e kafesë që fermentohen në stomakun e maceve civet.

Kafeja e përftuar nga kokrra, e cila nuk tretet dhe fermentohet në stomakun e maceve civet, e quajtur edhe Luwak ose Musang (Paradoxurus) në Indonezi, përmban më pak kafeinë sesa varietetet tradicionale të kafesë.

Për prodhimin e kafesë luwak, maceve civet zakonisht u jepen fruta arabica ose robusta.

Kokrrat e kafesë, të cilat fermentohen në stomakun e maces, pastrohen pas fermentimit dhe kalojnë nëpër procese të tilla si larja, tharja, qërimi i guaskës së jashtme dhe pjekja.

Kafeja Luwak kushton deri në 1.000 dollarë për kilogram, në varësi të proceseve të prodhimit dhe cilësisë së saj.

Shija e kafesë lidhet me motin

Ni Ketut Budiani, i cili punon në një fermë lokale kafeje në rajonin Ubud të Balit, tha se kjo kafe e jashtëzakonshme u përgatit pas një procesi të gjatë.

Ai thotë se procesi i përpunimit të kafesë zakonisht zgjat një javë. Budiani shpjegon se sekreti i përftimit të kafesë së mirë varet nëse moti është me shi apo jo.

Sipas tij, aroma e kafesë do të jetë më e mirë në qiell të hapur. “Nëse moti nuk e lejon këtë dhe më pas e thajmë brenda, atëherë shija e kafesë do të jetë e ndryshme”, tha Budiani.

Kokrra e kafesë pret në barkun e maces civet deri në mëngjes

Duke thënë se Luwak është një “kafe speciale”, Budiani tha se kjo kafshë e pazakontë ha frutat e kafesë të mbledhura nga pemët gjatë natës dhe i mban në stomak deri në mëngjes.

Budiani përshkroi gjithashtu procesin me të cilin kokrrat e kafesë ndahen nga jashtëqitja e maces Civet.

Ai tha se kokrrat e kafesë lahen me ujë të nxehtë pasi të dalin nga stomaku i kafshës, pastaj zihen për një kohë dhe se kokrrat e ziera të kafesë preferohet të lihen të thahen në diell dhe më pas të qërohet lëvozhga.

Budiani tha se kokrra e cila pastrohet sërish me ujë të nxehtë, është pjekur, rrahur dhe është paketuar. Duke shpjeguar se edhe mënyra e pjekjes së kafesë Luwak ndryshon sipas dëshirës së klientëve, Budiani tha se procesi i bluarjes zgjat rreth 1 orë për të paktën 2 kilogramë kokrra kafe.

Shumë vizitorë të huaj tregojnë interes të madh për të shijuar kafenë, e cila kushton rreth 3.5 dollarë për filxhan, tha ai.

Sipas tij, kafeja e bluar paketohet pas kontrollit. “Shumë vizitorë të huaj tregojnë interes të madh për kafenë. Ata që e provojnë kafen për herë të parë e pëlqejnë shumë”, tha Budiani.

Mundësi të ndryshme kafeje dhe çaji lokal janë në dispozicion

Ferma e kafesë u ofron vizitorëve të saj shumëllojshmëri të gjerë të opsioneve të çajit ekzotik dhe lokal si dhe kafe Luwak dhe Bali.

Çaji i bërë nga lëvozhga e frutave tropikale mangosteen, rosella dhe xhenxhefili i kuq janë disa nga opsionet që turistët mund t’i shijojnë.

 

 

 

/AA

 

Prev Post

Nga vijnë shumica e topave të futbollit në botë?

Next Post

Të rinjtë në rrezik për humbjen e dëgjimit, shkak stili i jetesës

post-bars

Leave a Comment