Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Futbollistët serbë shfaqin hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit të Serbisë

Futbollistët serbë shfaqin hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit të Serbisë

Brazili mposhti Serbinë me rezultatin 2-0 mbrëmjen e djeshme, teksa të dyja skuadrat zhvilluan ndeshjen e parë në Botërorin e Katarit.

Por edhe pse një ngjarje sportive, futbollistët serbë kanë përfshirë nacionalizmin dhe politikën.

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selmi zbuloi përmes një postimi në rrjetet sociale se në dhomat e zhveshjes së futbollistëve serbë, ishte shpalosur një flamur me ngjyrat e shtetit të Serbisë, teksa në të ishte harta e Republikës së Kosovës.

Mbi të ishte shkruar “Nema Predaje”, që në shqip përkthehet “Nuk dorëzohemi”. Selimi u shpreh se FIFA nuk lejon shiritat “OneLove”, por Serbia vepron në mënyrë të turpshme.

Nuk ka politikë? FIFA ndalon ekipet evropiane të kenë shirita për të drejtat e njeriut #OneLove, por dhomat e zhveshjes së ekipit serb të stolisur me hartën e Kosovës, me flamurin serb të mbivendosur dhe mbishkrimin “Nuk dorëzohemi”. Kosova është anëtare e barabartë e FIFS-as. E turpshme”, shkroi ai në Twitter.

 

 

 

/euronews

Prev Post

Rrëfimi tronditës i Leon Trotskit për masakrat serbe ndaj shqiptarëve

Next Post

Historike: Kosova dhe Shqipëria mbledhje të përbashkët të Kuvendeve!

post-bars

Leave a Comment