Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Ringjallet tradita falë “Bonusit të Rijetësimit”

Ringjallet tradita falë “Bonusit të Rijetësimit”

Një tjetër banesë, pjesë e trashëgimisë kulturore, ka nisur restaurimin falë “Bonusit të Rijetësimit”. Banesa është pronë e familjes Mbrica dhe gjendet në qytetin e Beratit.

Lajmin e dha ministrja e Kulturës, Elva Margariti si dhe DRTK Berat. Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat, kanë nisur punën dhe trashëgimtari i familjes, Milton Mbrica shprehet shume i kënaqur për faktin që aplikimi i tij arriti të fitojë dhe tashmë ai mund të rikthejë edhe një herë traditën e familjes, e cila numëron 5 breza argjendarësh.

“Shtysa që më dha ndihma e Ministrisë, bëri që unë të ecja përpara me projektet e mia, për ngritjen e një minimuzeu argjendarie”, ka deklaruar trashëgimtari i familjes Mbrica.

Berati si qytet UNESCO, së bashku me Gjirokastrën ka qenë një nga përfituesit më të mëdhenj, nga fondet e “Bonusit të Rijetësimit”. Ky projekt madhor i ministrisë së Kulturës, do të vazhdojë edhe përgjatë vitit 2023, me një fond 50% më të madh./ atsh / KultPlus.com

Prev Post

Olimpia, nëna ilire e Aleksandrit të Madh

Next Post

Balshajt dhe përpjekjet për një shtet të bashkuar shqiptar

post-bars

Leave a Comment