Dalin shifrat e censusit serb për Luginën e Preshevës
Ka përfunduar procesi i regjistrimit të shqiptarëve, në kuadër të censusit të popullsisë serb në Luginën e Preshevës.
Sipas të dhënave përfundimtare (paraprake) të procesit të regjistrimit të popullsisë në Luginën e Preshevës rezultojnë 59 mijë shqiptarë.
Në Bujanoc, 45 mijë e 500 banorë, ndërsa në Medvegjë, 8 mijë e 500 banorë, të kombësisë shqiptare.
Duke pasur parasysh përbërjen demografike sidomos në Preshevë, numri i shqiptarëve në Serbi i afrohet shifrës 110 mijë.
Shifra përfundimtare do të publikohet pas një nëntorit, datë kur përfundon përfundimi i plotë i të dhënave dhe publikimit zyrtar të rezultateve.
Sipas të dhënave të raportuara në vitin 2011 nga pala serbe për Luginën e Preshevës, banonin rreth 5 mijë shqiptarë, shifër krejtësisht e papërfillshme me ato të vitit 2022 që është dhjetra herë më e lartë.