Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Përvjetor: 41 vjetori i inaugurimit të Muzeut Historik Kombëtar

Përvjetor: 41 vjetori i inaugurimit të Muzeut Historik Kombëtar

Muzeu Historik Kombëtar çeli dyert për së pari, pikërisht më 28 tetor të vitit 1981

Për ngritjen e këtij muzeu u mblodh një ekip me specialistët më të mirë të vendit, të fushave të historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, etnografisë, hartografisë, arkitekturës e artit. Për këtë muze u punua në mënyrë të organizuar, sipas seksioneve përkatëse, për gati 3 vjet, deri në hapjen e tij.

Muzetë historikë kombëtarë janë ndër përçuesit më të rëndësishëm të interpretimit zyrtar të historisë së një vendi, krahas dhe me sistemin kombëtar të arsimimit të tij. Ata luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e identitetit për kombin, si dhe për përcjelljen e këtij imazhi te vizitorët, si vendas dhe ata të huaj. Por, muzetë dallojnë nga ajo çka jep historia e shkruar, pasi për një muze gjuha e të shprehurit janë objektet muzeore të ekspozuara, shoqëruar me të dhënat për to.

Muzeu Historik Kombëtar është muzeu më i madh në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmit. Në mjediset e muzeut gjenden rreth 5000 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX.

I vendosur në pjesën perëndimore të sheshit “Skënderbej”, sheshi historik që përbën zonën më të rëndësishme turistike të Tiranës. Muzeu Historik Kombëtar shqiptar është institucioni më i madh i qytetit dhe një nga më të rëndësishm në të gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm. Projektuar nga shqiptari Enver Faja dhe përuruar më 28 tetor 1981, zë një sipërfaqe totale prej 27.000 metra katrorë, 18.000 e të cilave, janë në dispozicion për ekspozita.

Brenda ambieneteve të muzeut gjenden rreth 5.000 objekte që gjurmojnë historinë e popullit shqiptar dhe territorin e Shqipërisë, duke filluar nga mijëvjeçari i katërt para Krishtit e deri në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë.  Parë nga jashtë, pikerisht në fasadën e muzeut, qëndron mozaiku i bukur dhe gjigant “Shqiptarët”, i pikturuar nga pesë artistët bashkohorë shqiptarë: Vilson Kilica, Anastas Kostandini, Agim Nebiu, Justin Droboniku dhe Aleksander Filipi. Mozaiku monumental dekorativ, i cili është konsideruar si një kryevepër e realizmit socialist, u përfundua në vitin 1980 dhe përshkruan popullin shqiptar në histori, nga ilirët te lufta partizane. Muzeu është i ideuar në bazë të periudhave historike të vendit dhe është i ndarë në tetë salla, të tilla si pavijoni i persekutimit komunist, pavijoni i ikonografisë, pavijoni i Pavarësise shqiptare, pavijoni i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Holli mesjetar, Salla e Antikiteteve, etj.

Prev Post

I ftohti e shton oreksin! Çfarë duhet të dini që të mos shtoni peshë

Next Post

Doktoron në Zvicër Arlinda Amiti nga Kërçova, njeh 7 gjuhë të huaja

post-bars

Leave a Comment