LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Bie sërish çmimi i naftës në tregun botëror

Bie sërish çmimi i naftës në tregun botëror

Çmimi i referencës ndërkombëtare i naftës Brent mëngjesin e sotëm ishte 93.81 dollarë për fuçi pas një rënie prej 1.29 për qind

 

jë rënie e re e çmimit të naftës u regjistrua sot në tregun botëror pas vendosjes së kufizimeve të reja për frenimin e pandemisë në Kinë.

Sanksionet e Bashkimit Evropian (BE) kundër eksporteve të naftës ruse ndikuan në ndjesinë e tregut, duke kufizuar rënien e mëtejshme të çmimeve.

Çmimi i referencës ndërkombëtare i naftës së papërpunuar Brent ishte 93,81 dollarë për fuçi mëngjesin e sotëm, pasi ra me 1,29 për qind.

Standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) u tregtua me 87,64 dollarë për fuçi ndërsa çmimi i naftës ra me 1,62 për qind.

Disa qytete, përfshirë Wuhanin në Kinë, konsumatori i dytë më i madh i naftës në botë, janë vendosur në karantinë në kuadër të politikës së normës zero kundër pandemisë së COVID-19.

Kufizimet përfshijnë mbylljen e më shumë se 800 mijë njerëzve në një qark në Wuhan deri më 30 tetor. Masat erdhën pasi Kina raportoi më shumë se 1.000 raste me COVID-19 për të tretën ditë radhazi. Masat e reja vlejnë edhe për Zhengzhoun.

Çmimet e naftës në tregun botëror janë në rënie prej disa ditësh.

 

/AA

Prev Post

Emigrantja shqiptare: Në Greqi na ndërruan emrin. Vitet më të vështira i kaluam atje!

Next Post

Hekurudha Durrës-Tiranë me degëzim në Rinas: Për 12 minuta nga qendra në aeroport

post-bars

Leave a Comment