Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Türkiye dhe 18 vende tjera i bënë thirrje Kinës për mbrojtjen e të drejtave të turqve ujgurë

Türkiye dhe 18 vende tjera i bënë thirrje Kinës për mbrojtjen e të drejtave të turqve ujgurë

Ambasadori Sinirlioğlu thekson se Türkiye do të vazhdojë bisedimet dypalëshe me Kinën për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të turqve ujgurë dhe pakicave të tjera muslimane

Türkiye dhe 18 vende tjera i bënë thirrje Kinës që të bashkëpunojë me Komisionerin e Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe për mbrojtjen e të drejtat e turqve ujgurë.

Përfaqësuesi i Përhershëm i Türkiye-s në OKB, Feridun Sinirlioğlu mbajti një fjalim në takimin e zhvilluar në Qendrën e Përgjithshme të OKB-së ku morën pjesë edhe mbrojtësit e të drejtave të turqve ujgurë dhe organizatat e shoqërisë civile.

“Raporti i OKB-së për ujgurët ka konfirmuar se të drejtat themelore dhe liritë fetare të turqve ujgurë janë shkelur në mënyrë serioze dhe identitetet e tyre kulturore janë në rrezik”, tha Sinirlioğlu i cili tërhoqi vëmendjen se turqit ujgurë nuk jetojnë në paqe dhe të sigurt.

Ai uroi që trashëgimia kulturore e turqve ujgurë të vazhdohet ndër breza dhe shtoi se për realizimin e kësaj është e nevojshme që shqetësimet dhe pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar të shprehen vazhdimisht.

“Nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj shkeljeve sistematike të të drejtave të njeriut kundër turqve ujgurë dhe pakicave të tjera muslimane në Xinjiang. Inkurajimi i Kinës për të zbatuar rekomandimet në raportin e Komisionerit të Lartë të OKB-së, është përgjegjësia jonë e përbashkët. Historia nuk do t‘i gjykojë vendet sipas madhësisë së ekonomive të tyre ose sipas objektivave të tyre globale. Historia do t‘i gjykojë vendet sipas mënyrës që ato trajtojnë njerëzit më të pambrojtur në shoqëri”, tha Sinirlioğlu.

Ambasadori Sinirlioğlu thekson se Türkiye do të vazhdojë bisedimet dypalëshe me Kinën për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të turqve ujgurë dhe pakicave të tjera muslimane.

 

/AA

Prev Post

Vuçiq: E mbështes liberalizimin e vizave për Kosovën

Next Post

Shkaktojnë kancer, marka e njohur Unilever tërheq produktet e saj nga tregu!

post-bars

Leave a Comment