Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Kryepeshkopi i Athinës dhe Greqisë flet për një problem shqetësues te të rinjtë

Kryepeshkopi i Athinës dhe Greqisë flet për një problem shqetësues te të rinjtë

 

Në një intervistë për gazetën “Kathimerini”, Kryepeshkopi i Athinës dhe Greqisë, Jeronimi, ka folur për nevojën e një “ri-evangjelizmi” në shekullin e konsumizmit.

Ai ka folur për një dekadencë të madhe përkundrejt të cilës lind nevoja për të vepruar bashkarisht. Për të kuptuar se deri ku ka mbërritur shoqëria në përgjithësi, Jeronimi ka treguar një histori personale.

“Një djalë i ri, i diplomuar në Universitetin Kombëtar Teknik të Athinës erdhi tek unë dhe më tha: “Dua një punë, për katër apo pesë orë në ditë, jo më shumë dhe dua plot kohë të lirë”. E pyeta nëse po bënte diçka tjetër në krahun tjetër, ndonjë kërkim ndoshta. “Jo”, u përgjigj, “nuk po bëj gjë tjetër”. Dhe çfarë do të fitosh për këto orë pune? E pyeta. Ke ndonjë tjetër punë? “Jo”, më tha. “Mamaja më ka lënë një apartament të vogël dhe jetoj aty; 500 euro boll janë për mua, do ha, fle dhe nxjerr shëtitje qenin”. I thashë: “Po ti je 33 vjeç. Nuk po mendon të kesh një familje?” “Po tallesh”, tha ai dhe qeshi. “Mund të kem gjithçka, pse duhet të kem një familje?” “Por nuk ke ëndrra?”, e pyeta. “Dhe kush fitoi gjë nga ëndrrat?”, më pyeti. Ngriva”

shpjegon Jeronimi, sipas Respublica.

Që vë kështu në dukje një dukuri universale të një shoqërie njerëzore pa ambicie, pa ëndrra dhe në ekzistencë njëdimensionale: konsum.

 

i.b. / dita

Prev Post

Kryeministri Rama viziton Emiratet e Bashkuara Arabe

Next Post

Opozita në vend njofton për protestë kombëtare më 12 nëntor

post-bars

Leave a Comment