LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Ndërtohet muzeu ‘Albert Einstein’ në Jerusalem

Ndërtohet muzeu ‘Albert Einstein’ në Jerusalem

Izraeli po planifikon të ndërtojë një muze kushtuar fizikantit Albert Einstein (1879-1955), pasi qeveria miratoi sot projektin me vlerë 18 milionë dollarë.

Muzeu do të ndërtohet në mjediset e Universitetit Hebraik në Jerusalem.

Einstein lindi në Ulm të Gjermanisë, por si një hebre, ai iku në SHBA për t’i shpëtuar nazistëve. Si një nga themeluesit e Universitetit Hebraik, ai i la trashëgim institucionit shkrimet dhe pasuritë e tij, i cili u hap në vitin 1925. Einstein u nderua me Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1921.

“Projekti, i udhëhequr nga Ministria e Çështjeve dhe Trashëgimisë së Jerusalemit dhe Universiteti Hebraik, përfshin ndërtimin e një ndërtese unike në kampusin “Safra” të universitetit, në Givat Ram për të vendosur arkivat e plota të Einstein”, tha universiteti.

“Arkivat do të jenë të aksesueshme për publikun e gjerë në formatin dixhital dhe muzeu do të shërbejë gjithashtu si një hapësirë inovative për edukimin shkencor dhe teknologjik”, sipas një deklarate.

Muzeu “Albert Einstein” do të shfaqë kërkimet, aktivitetet dhe trashëgiminë e fizikantit përmes teknikave të ekspozitës moderne, demonstrimeve shkencore dhe dokumenteve origjinale.

Muzeu gjithashtu planifikon të nxjerrë në pah lidhjen e thellë të shkencëtarit me fatin e popullit hebre, shtetin e Izraelit dhe Universitetin Hebraik të Jeruzalemit./KultPlus.com

Prev Post

Çiftelia, instrumenti simbol dhe i përhapur në mesin e shqiptarëv

Next Post

“Kemi nevojë për njëri-tjetrin”, Charles Michel: Samiti i ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor

post-bars

Leave a Comment