Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 A e dini pse kafeja shoqërohet me një gotë ujë?

A e dini pse kafeja shoqërohet me një gotë ujë?

Të gjithë e shoqërojmë kafenë me një gotë ujë. Shpesh mendohet se kjo vjen për shkak se kafeja është një diuretik i njohur dhe kemi nevojë për lëngje shtesë. Por nëse mendonit se kjo është arsyeja, nuk jeni afër së vërtetës. Arsyeja daton që në shekullin e 19-të.

Ajo që është interesante është se gota e ujit që vjen me kafenë nuk ishte menduar për t’u pirë. Në atë kohë, shumë njerëz ankoheshin se kishin vështirësi me lugën e përdorur për përzierjen e sheqerit dhe kafesë. Nuk u pëlqente fakti që pasi të kishin përzier kafen ta vendosnin në cep të pjatës së filxhanit.

Në atë kohë, shumë e konsideruan këtë lëvizje si të pakëndshme dhe aspak elegante, kështu që prezantuan një gotë me ujë që vjen me kafe. Qëllimi i saj ishte që njerëzit nëpër kafene të mund të lanin lugën e ndotur dhe vetëm më pas ta vendosnin në pjatën e filxhanit.

Megjithatë, ky ritual ka ndryshuar kuptimin që nga viti 1873, kur u prezantuan sistemet e para të ujit të qytetit, nga burimet malore. Më pas pronarët e kafeneve donin të tregonin se pijet e tyre i përgatisin me ujë të burimit. Sot, të marrësh një gotë ujë me kafen konsiderohet sjellje e mirë.

Artikuj të panumërt janë shkruar për efektet e dëmshme të pirjes së kafesë me stomakun bosh. Megjithatë, ky nuk është zakoni i vetëm i dëmshëm i mëngjesit që ne praktikojmë. Sot nuk ka pothuajse asnjë person që nuk e merr telefonin në dorë sapo hap sytë.

Nuk bëhet fjalë vetëm për të fikur alarmin, por për të parë dhe për të lëvizur nëpër rrjetet sociale. Dr. Johannes Wimmer e konsideron këtë një zakon që duhet ta ndryshojmë. Ai këshillon të përmbahemi për të paktën dy minuta përpara se të lëvizim nëpër foto dhe njoftime kur të ngrihemi.

Prev Post

Punime në autostradën Tiranë-Durrës për 25 ditë, si do të devijohet trafiku

Next Post

Nesër dhe të dielën maratona e Tiranës, ja kufizimet në qarkullim

post-bars

Leave a Comment