Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Inflacioni në Eurozonë arriti në 9.9 për qind në shtator

Inflacioni në Eurozonë arriti në 9.9 për qind në shtator

Normat më të larta u regjistruan në vendet baltike, Estoni, Lituani dhe Letoni, që të trija në kufi me Rusinë

Inflacioni vjetor në Eurozonë arriti në 9.9 për qind në shtator, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot.

Në gusht 2022 norma e inflacionit ishte 9.1 për qind ndërsa në shtator të vitit 2021 ishte 3.4 për qind, thuhet në njoftimin për media të Eurostat.

Sa i përket Bashkimit Evropian, norma e inflacionit në shtator 2022 ishte 10.9 për qind, nga 10.1 për qind në gusht, kurse në shtator të vitit 2021 ishte 3.6 për qind.

Në mesin e vendeve anëtare, normat më të ulëta u regjistruan në Francë me 6.2 për qind, Maltë 7.4 për qind dhe Finlandë 8.4 për qind.

Normat më të larta u regjistruan në tre shtetet baltike Estoni me 24.1 për qind, Lituani me 22.5 për qind dhe Letoni me 22 për qind, që janë në kufi me Rusinë.

“Krahasuar me gushtin, inflacioni vjetor shënoi rënie në gjashtë shtete anëtare ndërsa i pandryshuar ishte në një dhe shënoi rritje në njëzet vende tjera”, njofton Eurostat.

Energjia ishte shtytësi kryesor i inflacionit të lartë në BE në shtator, shtoi Eurostat.

/AA

Prev Post

Karim Benzema, sulmuesi më i mirë i epokës së tij

Next Post

Përkujtohet në 19 vjetorin e vdekjes presidenti i parë i BeH-së, Alija Izetbegoviç

post-bars

Leave a Comment