Turqia heq të gjitha kufizimet për udhëtimet nga Shqipëria
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Turqia ka hequr të gjitha masat lidhur me Covid-19.
Në njoftim thuhet se duke filluar nga data 1 qeshor nuk do të aplikohet më kriteri i paraqitjes së testit PCR/Antigjen për në Turqi si dhe lejohet për çfarëdolloj arsyeje.
Njoftimi:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Turqia ka hequr të gjitha masat lidhur me Covid-19, për udhëtimet drejt këtij vendi.
Duke filluar nga data 1 qershor 2022, nuk do të aplikohet më kriteri i paraqitjes së testit PCR/Antigjen.
Udhëtimet lejohen për çfarëdolloj arsyeje.
/diasporashqiptare