LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Gjiri Porto Palermo-Llamani si Park Natyror, Ministria e Turizmit nis procedurat

Gjiri Porto Palermo-Llamani si Park Natyror, Ministria e Turizmit nis procedurat

Prej vitesh Gjiri Porto Palermo-Llamani është përfolur për të kaluar në një status të mbrojtur duke u shpallur si zonë me rëndësi të veçantë për ekosistemin natyror detar e bregdetar, por së fundmi Ministria e Turizmit dhe Mjedisit duket se ka hedhur hapat për ta konkretizuar këtë.

Duke publikuar hartat, koordinatat dhe elementë të tjerë të nevojshëm Ministria ka kërkuar nga palë të ndryshme që të bëjnë sugjerime, vërejtje apo rekomandime para bërjes efektive të nismës për zonën e mbrojtur.

“Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur punën për hartimin e planit të shpalljes së ekosistemit natyror detar bregdetar të gjirit Porto Palermo – Llaman, Park Natyror në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për bujqësinë, ministrinë përgjegjëse për rregullimin e territorit, ministrinë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore, ministrinë e Mbrojtjes, me organet e qeverisjes vendore, me institutet kërkimore-shkencore përkatëse dhe shoqërinë civile.

Nw process, është marrë në konsideratë rrjeti ekzistues i zonave të mbrojtura, i paraqitur në strategjinë dhe planin e veprimit për biodiversitetin.

Plani i shpalljes së zonave të mbrojtura mjedisore është publikuar në faqen zyrtare të ministrisë përgjegjëse për zonat e mbrojtura dhe në bashkinë Himarë në muajin maj.

Brenda një muaji nga dita e shpalljes së planit të zonave të mbrojtura, të interesuarit mund të bëjnë vërejtje e sugjerime, të cilat i paraqiten ministrisë përgjegjëse për zonat e mbrojtura.

Më herët për Gjirin Porto Palermo-Llamani është publikuar edhe një plan menaxhimi që i takon vitit 2015 dhe që parashikonte një periudhë 10 vjeçare shoqeruar me një kosto financiare.

“Kostoja e përgjithshme e zbatimit të Planit të Menaxhimit shkon në 73,230,000 LEKË për gjithë periudhën 10 vjeçare. Meqë plani i menaxhimit ndahet në programe dhe veprimtarie, për çdo veprimtari është bërë vlerësimi i përafërt i kostove. Kostoja e përgjithshme për zbatimin e planit të menaxhimit nuk ndahen në mënyrë të njëtrajtshme për periudhën 2015-2024. Zbatimi i planit kërkon më shumë financim për periudhën e parë 5 vjeçare, sesa në periudhën pasuese” thuhet në këtë plan.

Revista Monitor

Prev Post

INSTAT: Vdekjet te shqiptarët, 52.4% ndodhin nga problemet e zemrës dhe ishemitë

Next Post

Presidenti i Senegalit: Afrika do të përballet me urinë nëse nuk zgjidhet transporti i grurit

post-bars

Leave a Comment