Sot zhvillohet provimi i parë i maturës shtetërore
Sot do të zhvillohet provimi i parë i maturës shtetërore. Rreth 33 mijë maturantë do të testojnë njohuritë e tyre në provimin e Gjuhës së Huaj.
Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 12:30. Në të gjithë vendin janë ngritur 167 qendra testimi me 7 mijë mësues administrues.
Testet e maturës shtetërore janë hartuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, ku secili test do të vlerësohet me 60 pikë maksimale.
Ditën e djeshme, ministrja e Arsimit, Evis Kushi uroi maturantët dhe bëri thirrje që të respektohet rregullorja.
Ndërsa, javë më parë, Këshilli i Ministrave vendosi uljen e mesatares nga 7.5 në 6.5, për maturantët të cilët duan të vazhdojnë studimet në universitet.
Ky vendim vlen për disa degë studimi, si gjuhët e huaja, biokimi, matematikë apo fizikë.