LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 OKB-ja ndryshon emrin e vendit nga “Turkey” në “Türkiye” në gjuhët e huaja

OKB-ja ndryshon emrin e vendit nga “Turkey” në “Türkiye” në gjuhët e huaja

Zëdhënësi Stephane Dujarric tha se kanë marrë një letër nga ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres për të ndryshuar emrin e Turqisë në gjuhë të huaj në “Türkiye”

Pas kërkesës së Ankarasë, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ndryshoi emrin e vendit nga “Turkey” në “Türkiye” në gjuhët e huaja.

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, duke folur për AA tha se kanë marrë një letër nga ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres për të ndryshuar emrin e Turqisë në gjuhë të huaj në “Türkiye”.

Dujarric deklaroi se ndryshimi i emrit të shtetit është efektiv që nga momenti i marrjes së letrës.

Më herët në Twitter, ministri Çavuşoğlu shkroi: “Procesit që filluam nën udhëheqjen e presidentit tonë Recep Tayyip Erdoğan për të rritur vlerën e markës së vendit tonë po i vjen fundi. Me letrën që i dërgova sot Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ne po regjistrojmë emrin e vendit tonë në gjuhë të huaja në OKB si ‘Türkiye’”.

/AA

Prev Post

Bujar Nishani përcillet me ceremoni shtetërore në banesën e fundit

Next Post

Raporti i OKB: Shqipëria renditet mes vendeve që nuk kanë bërë progres

post-bars

Leave a Comment