Peshëngritësja shqiptare Evangjeli Veli shpallet kampione Europe
Nje tjeter sukses nderkombetar. Peshëngritësja shqiptare, Evangjeli Veli ka shkëlqyer në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Tiranë, teksa ia ka dalë të shpallet kampione Europe në stilin e shkëputjes për peshën deri në 55 kg.
Ajo tregoi menjëherë se do ishte kompetitive, pasi tre provat kaluan me sukses (91, 93, 95 KG).
Emocionet ishin të jashtëzakonshme, me peshëngritësen shqiptare që e kishte të pamundur të mbante lotët.
Sa i përket renditjes, pas saj u pozicionua peshëngritësja ukrainase Kamila Kontop dhe më pas, ajo nga Belgjika, Nina Streck.
/lajmifundit