LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Sytë nga qielli, Asteroidi më i madh i vitit do të kalojë afër Tokës sot

Sytë nga qielli, Asteroidi më i madh i vitit do të kalojë afër Tokës sot

Asteroidi më i madh i vitit, për sa i përket kalimeve të afërta me Tokën, po përgatitet ta prekë Planetin ditën e sotme (27 maj).

Pavarësisht se është klasifikuar si potencialisht i rrezikshëm për shkak të madhësisë së tij të madhe, rreth 1.8 kilometra në diametër, ai nuk përbën një kërcënim për Tokën,  pasi do të kalojë në një distancë të sigurt prej 4 milionë kilometrash, rreth 10 herë më shumë se distanca mesatare midis planetit tonë dhe Hënës.

Për këtë rast, Virtual Telescope Project, në bashkëpunim me Telescope Live, organizon një event që do transmetohet drejtpërdrejt. Në orën 15:00 asteroidi me emrin 7335 ( 1989 JA) do të jetë i dukshëm nga Australia.

7335 (1989 JA) po udhëton me një shpejtësi prej rreth 76,000 kilometrash në orë, pra 20 herë më shpejt se një plumb.

Asteroidi i përket klasës së objekteve të quajtur Apollo, domethënë atij grupi prej rreth 15 mijë asteroidësh që kalojnë periodikisht orbitën e Tokës: 7335 (1989 JA), në fakt, do të kthehet për të kaluar pranë Tokës në vitin 2055, por në një distancë edhe më të madhe se ajo aktuale.

/lajmifundit

Prev Post

Hetimi palestinez zbulon se Shireen Abu Akleh u shënjestrua drejtpërdrejt nga snajperi izraelit

Next Post

Azem Shkreli zë vend në krye të poezisë moderne shqiptare

post-bars

Leave a Comment