Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 400 mijë të huaj erdhën në prill, rikthehet qarkullimi normal

400 mijë të huaj erdhën në prill, rikthehet qarkullimi normal

1 milion të huaj kanë hyrë në Shqipëri, në 4 muajt e parë të vitit, ku bumi më i madh është shënuar në muajin prill me 40 % të totalit. Shifrat tregojnë se pandemia Covid-19 po lihet pas, dhe lëvizja e lirë po kthehet në fazën normale, të ngjashme me atë të vitit 2019.

Në Shqipëri, në 4 muajt e parë të vitit kanë ardhur 1 milionë të huaj, numër ky shumë pranë vitit normal 2019.

Të dhënat e nxjerra nga Instituti i Statistikave tregojnë se vizitorët u rritën ndjeshëm në prill, muaj që përkon me rritjen graduale të temperaturave, njëherësh edhe me heqjen e masave anti-COVID.

Pjesa më e madhe e vizitorëve kanë ardhur nga rajoni, fluks të shtuar ka pasur nga Britania e Madhe, ndërsa polakët janë rikthyer si 3 vjet më parë.

Pjesa më e madhe e vizitave në muajin prill ishin për qëllime turizmi, mandej kishte edhe kalimtarë ditorë. Ky raport vizitorësh ruhet thuajse çdo muaj, ku një pjesë e papërfillshme individësh vijnë edhe për qëllime mjekësore apo fetare.

Në krahasim me vitin e kaluar, janë shtuar hyrjet nga aeroporti, ndërsa rrugët tokësore dhe detare kanë pasur të një fluks të ngjashëm vizitorësh.

/euronews

Prev Post

Majdanozi, kjo erëz që lufton shumë sëmundje dhe sjell benefite për shëndetin

Next Post

Hetimi palestinez zbulon se Shireen Abu Akleh u shënjestrua drejtpërdrejt nga snajperi izraelit

post-bars

Leave a Comment