LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Sot luhet finalja e Europa League, formacionet e mundshme

Sot luhet finalja e Europa League, formacionet e mundshme

Estadio Ramon Sanchez-Pizjuan i Sevilla do të presë finalen e Europa League ndërmjet Eintracht Frankfurt dhe Rangers, e cila do të zhvillohet të mërkurën, më 18 maj , ora 21:00.

Skuadra gjermane nuk do të ketë në dispozicion qendërmbrojtësin Martin Hinteregger pasi ai mori një dëmtim në gjysmëfinalen kundër West Ham.

Evan Ndicka duhet të jetë i aftë për t’u paraqitur pavarësisht se u zëvendësua në ndeshjen kundër Mainz për shkak të një problemi muskulor, ndërsa Diant Ramaj, Jesper Lindstrom dhe Danny da Costa pritet të jenë të dëmtuar.

Sa i përket Rangers, Filip Helander dhe Alfredo Morelos janë të dy të dëmtuar, ndërsa Kemar Roofe është i dyshimtë me një goditje të pësuar. Joe Aribo dhe Ryan Jack pritet të jenë në formë dhe të startojnë në finale.

Vetëm pak ditë pas finales së Europa League, Rangers do të përballet me Hearts në finalen e Kupës Skoceze në Hampden Park të shtunën.

Formacioni i mundshëm i Eintracht Frankfurt (3-4-2-1): Kevin Trapp, Almany Toure, Evan Ndicka, Tuta, Ansgar Knauff, Djibril Sow, Sebastian Rode, Filip Kostic, Daichi Kamada, Jens Petter Hauge, Rafael Santos Borre.


Formacioni i mundshëm i Rangers (4-3-3): Allan McGregor, James Tavernier, Connor Goldson, Calvin Bassey, Borna Barisic, Glen Kamara, John Lundstram, Ryan Jack, Ryan Kent, Joe Aribo, Scott Wright.

/lajmifundit

Prev Post

25 maji shpallet ditë pushimi dhe pa makina

Next Post

Ndotja e ajrit shkaktoi globalisht 1 në 6 vdekje në 1 vit, sipas studimit

post-bars

Leave a Comment