25 maji shpallet ditë pushimi dhe pa makina

25 maji shpallet ditë pushimi dhe pa makina

By

25 maji do të jetë një ditë pushimi zyrtar për administratën publike për qarkun e Tiranës.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë, pasi në këtë datë do të luhet në kryeqytet finalja e Conference League.

Finalja e Conference League, kompeticionit të UEFA-s, pritet të sjellë deri në 90 mijë tifozë që do të vijnë nga Italia dhe Holanda.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash, mes të cilave edhe bllokimi i disa akseve rrugore në kryeqytet ditën e zhvillimit të ndeshjes.

Qytetarët që bëjnë veprime të dhunshme gjatë ndeshjes do të gjobiten apo dënohen.

/euronews

Prev Post

Çmimet e rritura mbushin arkën…

Next Post

Sot luhet finalja e Europa…

post-bars

Leave a Comment