Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Kolumbi, qyteti Medellin synon të thyejë rekordin botëror Guinness me gjelbërimin urban

Kolumbi, qyteti Medellin synon të thyejë rekordin botëror Guinness me gjelbërimin urban

Qyteti, të cilin sot shumë e quajnë vendi i pranverës së përjetshme, ka ndryshuar pamjen e tij falë ndërgjegjësimit mjedisor dhe luftës kundër ndotjes

Qyteti kolumbian Medellin po përpiqet të hyjë në Librin e Rekordeve Guinness për shkak të numrit të madh të zonave të gjelbra dhe kopshteve vertikale që rrethojnë ndërtesat publike, shkruan AA.

Qyteti, të cilin sot shumë e quajnë vendi i pranverës së përjetshme, ka ndryshuar pamjen e tij falë ndërgjegjësimit mjedisor dhe luftës kundër ndotjes.

Aktualisht në Medellin ka 767 metra katrorë kopshte vertikale, por synimi është që të arrihen 1.800.

Falë një muri të madh të varur me më shumë se 36.816 bimë, i cili është në proces zgjerimi në ndërtesën e qeverisë dhe bashkisë, në zonë janë rikthyer fluturat dhe zogjtë që më parë ishin kërcënuar me zhdukje.

“Ky mur i gjelbër, si gjithë korridoret e gjelbra që kemi në Medellin, ka një arsye për të ekzistuar, është i planifikuar në mënyrë strategjike dhe është menduar edhe për kalimin e korridorit biologjik që duhet të ketë fauna”, deklaroi për AA, Natalia Urrego Arias, e cila jeton në Medellin.

Në këtë mënyrë muri i gjelbër u shndërrua në një kopsht që kryen rregullimin termik të objektit në mënyrë natyrale.

Në tarracat e një prej ndërtesave publike janë vendosur panele diellore, të cilat mundësojnë prodhimin e më shumë se 20 për qind të energjisë së konsumuar çdo ditë në të.

Lidhja ekologjike e kërkuar nga kryebashkiaku është arritur përmes mureve të gjelbra, parqeve, korridoreve të gjelbra, duke i kthyer kështu hapësirat urbane në mushkëri të vogla.

Medellin, dikur i njohur si narko-qytet tani ka një popullsi prej rreth 2.5 milionë banorë. Qyteti ka marrë së fundmi një sërë çmimesh për zhvillim urban dhe inovacion ndërsa numri i turistëve po rritet ndjeshëm çdo vit.

/aa

Prev Post

Rikthim në autoshkollë për shoferët që humbin pikët e patentës

Next Post

Eklipsi i parë hënor i vitit dhuroi pamje spektakolare

post-bars

Leave a Comment