LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Rikthim në autoshkollë për shoferët që humbin pikët e patentës

Rikthim në autoshkollë për shoferët që humbin pikët e patentës

Drejtuesit e mjeteve do të duhet të shtojnë kujdesin në makinë pas 1 qershorit, pasi mund të përfundojnë në autoshkollë.

Drejtoria e Rrugëve propozon rikthimin në kurs, nëse shoferët humbasin të gjitha pikët e lejes së drejtimit.

Procedura është e njëjtë me herën e parë. Fillimisht do t’i drejtohen autoshkollës, e mandej të japin provimin teorik dhe testin praktik.

E reja tjetër e udhëzimit, lidhet me biznesin e autoshkollave. Çmimet për kursantin do t’i vendosë çdo vit Drejtoria e Rrugëve dhe ato nuk mund t’i marrin kursantit më shumë lekë se shuma e përcaktuar.

Edhe materialet didaktike, manualet e përgatitjes teorike dhe praktike, fizike e virtuale, do të unifikohen në vlerë.

Ndryshimet që propozohen synojnë të imitojnë modelet e Bashkimit Europian, të ndërgjegjësojnë drejtuesit e makinave, si dhe të rregullojnë tregun e autoshkollave. 

/euronews

Prev Post

INSTAT: Në Shqipëri po diplomohen më pak nxënës dhe studentë

Next Post

Kolumbi, qyteti Medellin synon të thyejë rekordin botëror Guinness me gjelbërimin urban

post-bars

Leave a Comment