Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 INSTAT: Në Shqipëri po diplomohen më pak nxënës dhe studentë

INSTAT: Në Shqipëri po diplomohen më pak nxënës dhe studentë

Në Shqipëri po diplomohen më pak nxënës dhe studentë. Në katër vite sipas të dhënave të INSTAT ka rreth 11 mijë nxënës dhe studentë që mbarojnë shkollën.

Në krahasim me vitin shkollor 2019-2020, në vitin e kaluar ka pasur rreth 2 mijë më pak të diplomuar. Arsimi 9-vjeçar ka uljen më të madhe.

Në vitin shkollor 2017-2018  u diplomuan 38 mijë nxënës, ndërsa në vitin shkollor 2020-2021, 32 mijë nxënës, thuajse 6 mijë më pak.

Edhe të diplomuarit në arsimin e lartë janë në ulje. Në vitin 2021 ka pasur rreth 2 mijë studentë më pak se 4 vjet më parë.

Fusha në të cilën janë diplomuar më shumë studentë mbetet “Biznes, administrim dhe ligj, pasuar nga “Shëndet, mirëqenie”, dhe  “Shkenca arsimi”.

Ulja e të diplomuarve shoqërohet me uljen e ndjeshme të popullisë. Në katër vite grupmosha 5-24 vjeç është pakësuar me rreth 90 mijë persona.

/euronews

Prev Post

Si kontrolli i “baterive tuaja energjike” mund t’ju ndihmojë të parandaloni rraskapitjen mendore

Next Post

Rikthim në autoshkollë për shoferët që humbin pikët e patentës

post-bars

Leave a Comment