
Rezoluta për Srebrenicën, boshnjakët e quajnë të turpshëm refuzimin e Kuvendit shqiptar
Kuvendi i Shqipërisë ka refuzuar të enjten kërkesën e Partisë Demokratike për të shqyrtuar dhe mbështetur një rezolutë që dënon krimet e kryera nga forcat serbe në Srebrenicë në vitin 1995 si gjenocid.
Ky veprim ngjalli reagime në Bosnjë e Hercegovinë, ku deputetë e qytetarë e quajtën të turpshëm votimin kundër kësaj rezolute nga ana e Kuvendit shqiptar.
Megjithatë, deputetët e Partisë Socialiste në pushtet e quajtën tekstin e rezolutës “lojë të ulët” të partisë opozitare.
/euronews