Danimarka përgatit revolucionin energjetik për Evropën
Pas fillimit të luftës në Ukrainë, Evropa shpejt u përqendrua në një qëllim: përballë kërcënimit nga Rusia, ajo duhej të reduktonte varësinë e saj nga gazi i këtij vendi.
Disa shtete të Bashkimit Evropian, si Estonia, Letonia apo Finlanda kanë një varësi pothuajse 100%, ndërsa në të tjera si Gjermania kjo varësi është rreth 50%. Për këtë arsye dhe sidomos pas sanksioneve ndaj Rusisë, duhen alternativa.
Danimarka, edhe para konfliktit, po punonte për ndërtimin e të ashtuquajturve “ishuj energjetikë”, me të cilët do të ngrohej në dimrat e gjatë dhe të ftohtë nordikë. Një projekt mbi të cilin kishte punuar prej dy vitesh dhe që javën e kaluar i dha një hov kur qeveria njoftoi se synon të përshpejtojë zhvillimin e tij.
Ekonomisti që parashikoi krizën e vitit 2008, tregon se çfarë do të ndodhë nëse pritet gazi rus.
/lajmifundit