Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Rritja e çmimit të ushqimeve, shqetësimi kryesor për qytetarët

Rritja e çmimit të ushqimeve, shqetësimi kryesor për qytetarët

Një vëzhgim i kryer për disa ditë me radhë nga gazetarja e “Mirëmëngjes” Xhensila Nako tregon se çmimet që vendosi Bordi i Transparencës për produktet ushqimore ishin më të larta se ato të tregut.

Ky është vendimi i fundit për çmimet e produkteve ushqimore nga Bordi i Transparencës:

Vaji, sheqeri dhe orizi kokërrgjatë kushtonin më pak.

Pyetja qe lind natyrshëm është: Përse na duhet një Bord që përcakton çmime më të larta se tregu?

“Sheh shumë absurditete këtu nuk është vetëm ushqimi, çdo gjë është absurde”, tha një qytetare.

Në  disa markete u zbatua menjëherë vendimi, madje edhe me këtë sqarim:

“Çmim i vendosur nga Bordi i transparencës të datës 1.4.2022 ne zbatim te aktit normativ nr.7 datë 18.03.2022”.

Për 5 ditë me radhë, njësitë tregtare që e kishin çmimin e vajit të lulediellit më të lire se ai i Bordit, e mbajtën ne këtë nivel.

U rikthyem sërish në të njëjtat subjekte dhe pamë që edhe këtu çmimi u rrit.

Për qytetarët që pyetëm, ka pak rëndësi se nga kush vendosen çmimet. Ata mezi presin uljen e tyre, pasi nuk u dalin llogaritë.

“Sa shikoj që janë ulur çik, shkoj me vrap e marr”, tha një qytetare.

“E hedhim vajin me pikatore që të gatuajmë”, u shpreh një qytetar.

/euronews

Prev Post

Gazetarja e Al Jazeera vritet nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

Next Post

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore rikthen turneun artistik pas 30 vitesh

post-bars

Leave a Comment