Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Gazetarja e Al Jazeera vritet nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

Gazetarja e Al Jazeera vritet nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

Abu Akleh, 51 vjeçe, u qëllua për vdekje teksa po mbulonte një bastisje ushtarake izraelite në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor sot në mëngjes

Gazetarja e vrarë e Al Jazeera-s, Shireen Abu Akleh, pësoi çarje cerebrale dhe fraktura të kafkës, tha një patolog palestinez, transmeton AA.

Abu Akleh, 51 vjeçe, u qëllua për vdekje teksa po mbulonte një bastisje ushtarake izraelite në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor sot në mëngjes. Një gazetar tjetër, Ali Al-Samoudi, u qëllua pas shpine, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Kanali Al Jazeera me bazë në Doha ka akuzuar forcat izraelite për vrasje të qëllimshme të gazetares së saj “me gjakftohtësi”.

Rayyan al-Ali, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Universitetin An-Najah në qytetin Nablus, tha se gazetarja u qëllua për vdekje në kokë.

“Plumbi ka shkaktuar çarje të plotë të trurit dhe kockave të kafkës”, tha ai në një konferencë për shtyp pas kryerjes së një autopsie në trupin e gazetares Abu Akleh.

Ai tha se gazetarja u qëllua në “një distancë prej më shumë se një metër”.

Al-Ali shtoi se lloji i plumbit të përdorur në të shtënat do të ekzaminohet nga një laborator kriminalistike për të përcaktuar armën e përdorur në vrasje.

Abu Akleh ka lindur në Kuds në vitin 1971 dhe është diplomuar në gazetari dhe media nga Universiteti Yarmouk në Jordani. Ajo gjithashtu kishte nënshtetësi amerikane.

/aa

Prev Post

Viti i ri shkollor nis në 12 shtator, 1 javë më shumë pushime në prill

Next Post

Rritja e çmimit të ushqimeve, shqetësimi kryesor për qytetarët

post-bars

Leave a Comment