Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Viti i ri shkollor nis në 12 shtator, 1 javë më shumë pushime në prill

Viti i ri shkollor nis në 12 shtator, 1 javë më shumë pushime në prill

Vitin e ardhshëm shkollor 2022-2023 nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook lajmëroi miratimin e strukturës së re të vitit shkollor 2022-2023 në sistemin arsimor parauniversitar.

Kushi tha se viti i ri shkollor do të nisë në datë 12 shtator 2022.

“Të dashur nxënës dhe mësues. Ju njoftoj se sapo nënshkruam strukturën e vitit të ri shkollor 2022-2023 për të gjithë arsimin parauniversitar, i cili fillon më datë 12 shtator 2022. Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023”, shkruan ndër të tjera Kushi.

/euronews

Prev Post

Shqipëria raport më të lartë të vdekjeve se sa të lindjeve, ja shifrat e frikshme

Next Post

Gazetarja e Al Jazeera vritet nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

post-bars

Leave a Comment