Ronaldo zgjedh skuadrën e re
Një renditje jo e mirë e Djajve të Kuq, ka bërë që Cristiano Ronaldo ta shohë larg Manchester United të ardhmen e tij.
Edhe pse erdhi vetëm në fillim të këtij sezoni nga Juventus, Ronaldo-s nuk i dolën planet si donte.
Sipas Calciomercato.it, portugezi do të jetë zëvendësuesi i Gonzalo Higuain tek Inter Miami i David Beckham dhe duket se negociatat janë në fazë shumë të avancuar.
Duket se MLS (Major League Soçer) pëlqehet nga Cristiano Ronaldo, i cili duket se është bindur t’i thotë lamtumirë Europës.
Amerikanët që kontrollojnë Manchester United nuk do ta pengonin largimin e portugezit, madje mund t’i kërkojnë të jetë një ambasador i Djajve të Kuq në Amerikë.
Një operacion që do të kishte shumë avantazhe në aspektin ekonomik duke parë se CR7 do të fitonte shumë në kampionatin amerikan.
Do të ishte një zgjidhje perfekte për të, gruan dhe fëmijët.
Dy vite në Amerikë për Ronaldo-n do të ishin një binzes prej 60-70 milionë dollarësh pa llogaritur se në nëntor do të luajë në Kupën e Botës.
/lajmifundit