Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Publikohet mesazhi i fundit që lëshoi Mbreti Zog mëngjesin e 7 prillit

Publikohet mesazhi i fundit që lëshoi Mbreti Zog mëngjesin e 7 prillit

Studiuesi Erald Kapri ka publikuar mesazhin e fundit të Mbretit Zog, sipas tij të lëshuar mëngjesin e 7 prillit. Ai thotë se thirrja nuk arriti të shpërndahet në të gjithë vendin.

Në mesazhin e Mbretit Zog thuhet se “njoftohet populli shqiptar se Qeveria Italiane, me disa kërkesa të reja që nuk pajtohen me traktatet me marrëveshjet miqësore që kemi pasur, ka kërkuar cenimin e indipendencës dhe sovranitetit të Mbretërisë Shqiptare. Unë dhe qeveria mbretërore nuk e pranojmë kurrë këtë cenim që konsiston në bjerrjen e lirisë së këtij populli të fituar me gjak”.

Mbreti Zog i bën thirrje “mos me bjerrë kurajën dhe dashurinë për Atdheun se pas çdo here a vonë do t’i siguroj përsëri kësaj toke të drejtën që i ka falur natyra”.

STATUSI I PLOTË
#Kujto 7 Prillin! Ky është mesazhi i fundit që lëshoi Mbreti Zog mëngjesin e 7 Prillit. Thirrja nuk arriti dot të shpërndahet në të gjithë vendin. Për më shumë, detajet në librin; Mbreti Zog, pas dyerve të mbyllura.

“Njoftohet Populli Shqiptar se Qeveria Italiane, me disa kërkesa të reja që nuk pajtohen me traktatet me marrëveshjet miqësore që kemi pasur, ka kërkuar cenimin e indipendencës dhe sovranitetit të Mbretërisë Shqiptare. Unë dhe qeveria mbretërore nuk e pranojmë kurrë këtë cenim që konsiston në bjerrjen e lirisë së këtij populli të fituar me gjak. Në rast se kërcënimi bëhet me anën e forcës, ftoj mbarë popullin shqiptar me kenë sot të bashkuem me zemër e shpirt për mbrojtjen e Atdheut dhe të indipendencës së tij deri në të mbramën pikë të gjakut të vetë. Jam i bindur se populli shqiptar, i vogël në numër, por i madh në kurajo dhe në shpirt, ka për me diftë që në këto raste me e tregue veten se ushqen në shpirtin e tij atdhedashurinë më të flakët që është gjithmonë karakteri i stërgjyshërve të tij. Jam i bindur se një popull i bashkuar në këtë mënyrë do të ketë padyshim edhe mbrojtjen hyjnore prandaj i bëj sot apel popullit tem mos me bjerrë kurajën dhe dashurinë për Atdheun se pas çdo here a vonë do t’i siguroj përsëri kësaj toke të drejtën që i ka falur natyra. Rroftë Shqipëria. Rroftë Populli Shqiptar. Zogu i I”, thuhet në mesazh.

/bw

Prev Post

30% e tokës bujqësore e pashfrytëzuar

Next Post

EUROSTAT: Shqipëria po zbrazet, më shumë largohen mjekë dhe infermierë

post-bars

Leave a Comment