LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 23 vite nga masakra në Rezallë; Kurti: Të dënohen përgjegjësit

23 vite nga masakra në Rezallë; Kurti: Të dënohen përgjegjësit

23 vite më parë në Rezallë të Skenderajt, ushtria dhe policia serbe ekzekutoi 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin.

Një pjesë e trupave u gjenden në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve. Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj.

Nga masakra e Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë. Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë.

“Nuk ka dyshim që gjenocidi i Serbisë njihet edhe botërisht përveçse, andaj edhe drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare duhet pa vonesë dhe me ngulm të veprojmë në mënyrë që përgjegjësit dhe urdhërdhënësit të gjykohen dhe dënohen”.

Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë homazheve në 23-vjetorin e masakrës së Rezallës në Skënderaj.

Kurti bashkë me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) gjenerallejtënant, Bashkim Jasharin dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj vendosën kurora lulesh tek kompleksi.

Prev Post

INSTAT: 12 mijë fëmijë më pak janë ulur në bankat e shkollës për vitin 2021-2022

Next Post

Del “në dritë” avioni i kombinuar me raketë; Pekin-New York për një orë

post-bars

Leave a Comment