Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Margariti: Marika Kallamata, gjyshja e dashur e fëmijërisë sonë

Margariti: Marika Kallamata, gjyshja e dashur e fëmijërisë sonë

Marika Kallamata, i përket asaj plejade të brezit të aktorëve që krijuan institucionin e artit skenik shqiptar, por që mbahet mend edhe si gjyshja e përrallave.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti përkujtoi sot në kuadër të “Muajit të Teatrit”, aktoren Marika Kallamata.

“Kujtojmë sot aktoren e teatrit e filmit, gjyshen e dashur të fëmijërisë sonë, Marika Kallamata”, tha Margariti.

Kallamata lindi në qytetin e Fierit më datë 17 nëntor të vitit 1930. Në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria doli prej saj me vështirësi shumë të mëdha. Menjëherë u bë thirrje për të krijuar teatrin dhe pjesë e tij të bëheshin të rinj që gjatë luftës ishin aktivizuar me pjesë të vogla teatrore që kryheshin për të argëtuar batalionet që luftonin për çlirimin e vendit.

Sikurse shumë emra si Naim Frashëri, Violeta Manushi etj., ishte edhe Marika Kallamata që më pas edhe studioi dhe u diplomua pas Luftës. Megjithëse u diplomua në vitin 1963 ajo ishte pjesë e Teatrit Kombëtar që në vitin 1950 ku spikati për talentin e saj të jashtëzakonshëm.

Në teatër Marika Kallamata numëron mbi 60 role të suksesshme dhe 16 role të tjera në kinematografi, ku veçohet roli i Asparisë tek “Karnavalet e Korçës” apo Ortensian tek “E zonja e Bujtinës” dhe role të tjerë të dashur për publikun.

Gjatë jetës së saj artistike ajo u vlerësua me disa çmime ku vlejnë të përmenden vlerësime si “Artiste e Merituar” dhe gjithashtu titulli “Naim Frashëri i Klasit të Parë”.

Megjithëse në vitin 1985 doli në pension, ajo u ngjit sërish në skenë në vitin 2004 me shfaqjen “Streha e të Harruarve”.

Marika Kallamata u nga nga jeta më datë 23 dhjetor 2019./atsh/ KultPlus.com

Prev Post

Ish-ministri gjerman kërkon që BE-ja të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, Lajçak pajtohet me të

Next Post

Shënime historike e kulturore të udhëtarit anglez Henry Tozer

post-bars

Leave a Comment