LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt

Çfarë e bën të veçantë Galaxy S21 FE 5G?

elefonat celularë janë bërë shoqëruesit tanë të pandashëm. Me një telefon të fuqishëm mund të bësh çdo gjë, që nga prezantimet për punën apo shkollën, të shijuarit e lojërave më të fundit, montazhin e videove dhe fotove profesionale, apo të menaxhosh një biznes të tërë. Samsung Galaxy S21 FE 5G është telefoni ideal për të gjitha gjeneratat, pavarësisht nga nevojat dhe dëshirat e tyre. Por,  çfarë e bën S21 FE 5G të veçantë në treg?

Dizajn ideal dhe ngjyra ikonike

Dizajni është një nga karakteristikat që tërheq më së shumti përdoruesit. Samsung Galaxy S21 FE 5G i ri ka një dizajn elegant dhe të hollë 7,9 mm, kështu që mund të vendoset lehtësisht në xhep për të vazhduar jetën tuaj në lëvizje. Ajo që e dallon është korniza Contour-Cut që lidh pa ndërprerje kamerën për një pamje vizuale unike të pajisjes. Nga ana tjetër opsionet e ngjyrave të japin ndjesinë e të mbajturit në dorë një copëz arti. Lehtësisht mund ta përshtatet me stilin e të gjithëve duke zgjedhur nga nuancat delikate, të jeshiles së ullirit dhe vjollcës së hapur te ngjyrat klasike dhe akromatike të grafitit dhe të bardhës.

Galaxy S21 Fe

Performanca e duhur për të ndjekur ritmin tuaj

Me një telefon të fuqishëm, në ditët e sotme, mund të bësh çdo gjë, që nga prezantimet për punën apo shkollën; të shijuarit e lojërave më të fundit ; montazhin e videove dhe fotove profesionale, apo të menaxhosh një biznes të tërë. S21 FE 5G vjen i pajisur me procesorin më të fundit, super të shpejtë të Galaxy – i njëjti procesor i fuqishëm i përdorur në serinë S21. Gjithashtu, Galaxy S21 FE 5G ka një ekrani të përsosur Dynamic AMOLED 2X që ofron rezolucion më të lartë dhe grafikë me cilësi të mirë, ndërsa shpejtësia e tij e rifreskimit 120 Hz do të sigurojë një përvojë jashtëzakonisht të qetë të përdoruesit.

Jetëgjatësia e baterisë është një përparësi për përdoruesit gjithmonë në lëvizje. Galaxy S21 FE 5G falë baterisë së tij të qëndrueshme dhe opsionit të karikimit super të shpejtë 25 W, i ofron përdoruesve mundësinë që ta përdorin gjatë gjithë ditës.

Galaxy S21 Fe 5g

Një sistem i përsosur kamerash

Kamera e kësaj pajisjeje përmban shumë opsione profesionale që do t’i lejojnë përdoruesit të shijojnë foto plot jetë dhe të krijojnë kujtime. Me Galaxy S21 FE 5G do të bëni selfie më cilësore falë kamerës së përparme 32MP, ndërsa opsioni AI Face Restoration do të sigurojë që të dukeni mahnitës në çdo foto. Ndërsa, Night Mode i përmirësuar siguron fotografi edhe më të mira gjatë natës. Plus, me Dual Recording, mund të kapni veprimet para dhe pas jush – thjesht filloni regjistrimin dhe kamera juaj kap pamjet nga të dy lentet në të njëjtën kohë. Për më tepër, ju mund t’i modifikoni, publikoni dhe shpërndani pa mundim fotot tuaja, pavarësisht nëse jeni fotograf amator ose profesionist i vërtetë.

Galaxy S21 Fe 5g

Një produkt zbulon vlerën e tij të vërtetë vetëm kur përdoret. Galaxy S21 FE  5G u paraqet përdoruesve një larmi karakteristikash që funksionojnë ashtu siç do të funksiononin në modelet e tjera ekskluzive të Galaxy. Samsung ka përgatitur një dhuratë të vërtetë pranverore, kështu që me blerjen e Samsung Galaxy S21 FE ju merrni dhuratë një Galaxy Watch4 44mm në ngjyrë të zezë. Ju mund ta përdorni këtë orë inteligjente në kombinim me smartphone-in tuaj për tu ushtruar, dëgjuar muzikë, ndjekur informacione shëndetësore ose thjesht si një aksesor. Promocioni zgjat nga data 21 Mars deri më 17 Prill 2022, dhe për më shumë informacion vizitoni: https://www.samsung.com/al/offer/move-and-grab-the-gift.

Prev Post

Më 28 mars 1989, në Kosovë shpërthyen protestat e mëdha kundër represionit të Serbisë

Next Post

Mbreti i Jordanisë Abdullahu i Dytë vizitë në Ramallah pas 5 viteve

post-bars

Leave a Comment