
Rama uron besimtarët për festën e Sulltan Novruzit ‘me teqenë magjike të Sari Salltikut’: Një ditë me dritë brenda vetes!
Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit. Rama ka publikuar një foto nga teqeja e Sari Salltikut që e quan magjike dhe uron për një ditë me dritë brenda vetes.
“MIRËMËNGJES
dhe me teqenë magjike të Sari Salltikut e me urimin për besimtarët bektashinj në këtë ditë të shënuar sot për ta, ju uroj të gjithëve një ditë me dritë brenda vetes”, shkruan Rama.

