Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Parodi nga ministrja/ Sa para i duhen 1 shqiptari në muaj? Ibrahimaj: Që të mos konsiderohet i varfër, 130-140 €

Parodi nga ministrja/ Sa para i duhen 1 shqiptari në muaj? Ibrahimaj: Që të mos konsiderohet i varfër, 130-140 €

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, tha se një njeri në Shqipëri duhet të fitojë 130 deri 140 euro që të mos konsiderohet i varfër. E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Ibrahimaj tha se me këtë rrogë për individ familja mund të jetojë mirë.

Blendi Fevziu: Ju keni qenë edhe drejtoreshë e INSTAT. Sa duhet të jetë pagesa për një person që të jetojë, jo të marrë prodhime luksi? Sa duhet të marrë një shqiptar sot?

Delina Ibrahimaj: Pagesa, se shqiptarët kanë paga, kanë dhe qira, kanë edhe remitanca. Ne nuk kemi një për një person, ne nuk kemi një përllogaritje, por kemi një përllogaritje të shportës mesatare. Pra nuk kemi një përllogaritje se sa duhet të jenë të ardhurat e një personi, patjetër që kjo shumëzohet me familjen mesatare që është 3.5 persona. Pyetja i referohet se sa duhet të gjenerojë një individ për të jetuar, për të mos u konsideruar i varfër, kjo shifër është diku tek 130 Euro, 140 Euro për person.

YouTube player

Rrugapress

Prev Post

Spiritualitet| Tregimi për bujkun që u nevrikos me mikun e tij dhe i foli një fjalë të rëndë

Next Post

Kreu i OBSH’së ngre alarmin: ‘Vendi ku gjenden njerëzit më të rrezikuar në botë’

post-bars

Leave a Comment