Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Spiritualitet| Tregimi për bujkun që u nevrikos me mikun e tij dhe i foli një fjalë të rëndë

Spiritualitet| Tregimi për bujkun që u nevrikos me mikun e tij dhe i foli një fjalë të rëndë

Një bujk, u nevrikos me mikun e tij dhe i tha një fjalë të rëndë, por pasi u kthye në shtëpi, u bë pendua shumë për fjalën që i kishte thënë mikut të tij. Gjithë natën përpëlitej në shtrat, pa ditur si të mbyllë sytë. Si i kishte dalë nga goja ajo fjalë? Si kishte mundur t’ia thotë mikut të tij më të ngushtë?

Në një moment, vendos të shkojë dhe ti kërkojë falje dhe ashtu bëri. Të nesërmen, vajti tek shtëpia e mikut dhe kokë ulur dhe me zemër të thyer i kërkoi falje për fjalën që i kishte thënë.

Edhe pse miku ia pranoi kërkesën për falje dhe e fali, bujku nuk ndihej sërish rehat. Duke mos gjetur rehati, ai vajti tek një burrë i mençur të cilit i rrëfeu çfarë i kishte ngjarë dhe i tha: ”Dua të më tregosh si ta qetësoj zemrën time, pasi s’më zë gjumi natën. Gjithmonë e kam mendjen tek ajo fjalë që doli nga goja.

Burri i mençur ia ktheu:”Nëse dëshiron të qetësohet zemra, mbushe një thes me pupla shpendësh dhe tek çdo derë shtëpie në fshat, vër nga një pupël të vetme!

I bindur se sugjerimi i këtij burri të mençur do ta bëjë të ndihej rehat, bujku e zbatoi atë me përpikmëri. Në çdo derë shtëpie, ai la nga një pupël dhe pastaj vajti sërish tek burri i urtë dhe i mençur.

Plaku i urtë i tha: ”Tani dua të shkosh sërish tek çdo derë dhe ti mbledhësh sërish të gjitha puplat.

Bujku iu kthye shtëpive, por pa që ishte tepër e vështirë ti mblidhje të gjitha puplat. Disa i kishte marrë era, të tjera ishin fshirë nga zonjat e shtëpive etj. Vetëm disa syresh arriti të mbledhë. Ai u kthye tek plaku krejt i mërzitur, pasi vetëm disa pupla mbante në dorë. Kur e pa plaku i urtë i tha: ”Çdo fjalë që del nga goja jonë, i ngjan një puple që ia lë në derë të afërmit apo komshiut tënd, gjë e cila është shumë e lehtë për ta vepruar, por është shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që fjalët ti kthesh sërish tek goja nga dolën, ashtu siç është e vështirë mbledhja e puplave“.

ETIKA E TREGIMIT:

Jemi njerëz dhe si të tillë gabojmë, mirëpo edhe gabimet dallojnë, disa janë të mëdha, e të tjerat të vogla, ndonjëherë ndodh që pa dashje të ofendojmë njerëzit që na rrethojnë. Kështu që duhet të kujdesemi sa më shumë për fjalët që i themi dhe të sillemi sa më mirë me personat që na rethojnë. Në Kur’an-in fisnik Allahu (subhanehu ve teala) na mëson që të themi fjalën e mire çdo ditë dhe në të gjitha rastet. Ai na udhëzon gjithashtu, që të përmbahemi nga përdorimi i fjalëve të këqija:

A nuk ke kuptuar se si Allahu bëri shembull: fjalën e mirë si pema e mirë që i ka rrënjët thellë (në tokë) e degët e saj janë lart. E që, me vullnetin e Zotit, ajo jep frutat e veta në çdo kohë. Allahu pra u parashtron njerëzve shembuj ashtu që ata të mendojnë. Dhe shembulli i fjalës së keqe është si një pemë e keqe që është shkulur mbi tokë e që nuk ka të qëndruar”. (Ibrahim, 24-26)

Poashtu edhe Pejgamberi ynë Muhamedi a.s. ishte shëmbëlltyra e fjalës dhe e sjelljes së mirë dhe qëndrimeve korrekte. Ai u u drejtohej gjithnjë njerëzve në mënyrën më të mirë. Edhe kur kishte të bënte me kundërshtarë të hapur, mohues të Fjalës së Allahut dhe armiqtë përbetuar, ai prapëseprapë fliste fjalë të mira. Janë të shumta rastet kur Muhamedi a.s., me fjalët e tij të mira, bindëse e të buta, ua ndryshonte jo vetëm mendimin dhe bindjet, po edhe mënyrën e jetës njerëzve që e rrethonin. /InfoShqip.com

Prev Post

U gjobit nga IMT, banorja e “5 majit”: Nuk dorëzohemi

Next Post

Parodi nga ministrja/ Sa para i duhen 1 shqiptari në muaj? Ibrahimaj: Që të mos konsiderohet i varfër, 130-140 €

post-bars

Leave a Comment