“Ushtria” e hakerave, 300 mijë vullnetarë do t’i bashkohën Ukrainës në luftën kundër Rusisë
Ukraina ka bërë thirrje për një “ushtri” ekspertësh të IT-së për të ndihmuar në luftën kundër Putinit dhe ishin të shumtë ata që iu përgjigjën thirrjes, shkruan The Guardian
Rreth 300,000 njerëz janë pjesë e një grupi të aplikacionit të Telegram të quajtur “IT Army of Ukraine”, përmes të cilit pjesëmarrësve u caktohen detyra të ndryshme. Duke vepruar në këtë mënyrë, ata po përpiqen të barazojnë fushën e lojës midis një prej superfuqive të botës dhe Ukrainës, ndërsa ajo përballet me bombardimet dhe pushtimin.
Ushtria e hakerëve ka qenë e suksesshme në ndërprerjen e shërbimeve ruse të internetit, sipas NetBlocks.
Rruga Press